Covid-19 i ka marrë jetën mbi 600 gazetarëve në të gjithë botën

Bota

Covid-19 i ka marrë jetën mbi 600 gazetarëve në të gjithë botën

Më: 6 janar 2021 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Për 10 muaj më shumë se 600 gazetarë në 59 vende humbën jetën për shkak të Covid-19.

Sipas organizatës joqeveritare (OJQ), rreth 60 persona të medias humbën jetën çdo muaj duke barazuar dy vdekje në ditë mesatarisht në të gjithë botën.

“Nga 602 gazetarë që kanë vdekur nga COVID-19 që nga 1 marsi, Amerika Latine udhëhoqi me më shumë se gjysmën e viktimave të njohura ose 303 vdekje”- tha PEC.

Azia ndoqi Amerikën Latine me 145 vdekje, përpara Europës e cila raportoi 94 vdekje, Amerikën e Veriut me 32 dhe Afrikën me 28.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Perusë, Peru mbetet vendi me numrin më të lartë të vdekjeve, pasi ka humbur 93 gazetarë nga koronavirusi. Brazili vjen i dyti me 55 viktima, India më 53 vdekje dhe Meksikëa me 45.

SHBA-të kanë humbur 31 anëtarë të shtypit nga virusi, i ndjekur nga Pakistani me 22 viktima, Turqia me 17, Mbretëria e Bashkuar 13, Panama 11 dhe nëntë vdekje në Bolivi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat