Mbi 90 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

Bota

Mbi 90 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Shifrat e të infektuarve me koronavirus po rriten me ritme të shpejta. Sot raportohet se në të gjithë botën numri i atyre që kanë pasur kontakt me COVID-19 ka kapërcyer shifrën 90 milionë.

Sipas Worldometers, zyrtarisht janë mbi 90,511,615 të infektuar dhe deri tani kanë humbur jetën me shumë se 1,940,427 qytetarë.

Ndërkohë 64,696,155 qytetarë janë shëruar, por mbi 100 mijë pacientë janë në gjendje kritike për jetën.

Për sa i përket shteteve më të prekura rekordin vijon ta mbajë SHBA me 22,837,347 raste dhe 382,637 viktima. Më pas vijnë shtetet si India, Brazili, Rusia dhe Britania e Madhe.

Dhjetë vendet e para ku situata është më e rënduar plotësohen nga Franca, Turqia, Italia, Spanja dhe Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat