COVID-19, njëri prej varianteve braziliane identifikohet në Mbretërinë e Bashkuar

Bota

COVID-19, njëri prej varianteve braziliane identifikohet në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:35
Foto Ilustrim

Një nga dy variantet e zbuluara në Brazil është identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë një virologe kryesore.

“Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të varianteve braziliane, dhe njëri prej tyre është zbuluar Mbretërinë e Bashkuar, derisa tjetri jo”, u shpreh profesoresha Wendy Barclay, njëherësh udhëheqësja e Konsorciumit Kombëtar të Virologjisë G2P-UK, një projekt i ri i ngritur për të studiuar efektet e mutacioneve në zhvillim të coronavirusit.

“Në bazat e të dhënave, nëse kërkoni sekuencat, do të shihni se ka disa prova për variante nga e gjithë bota, dhe unë besoj duke përfshirë atë brazilian, që ndoshta ishte prezent disa kohë më parë”, deklaroi Barclay, transmeton Telegrafi.

Lajmi vjen derisa Sekretari i Transportit, Grant Shapps, më heret tha se varianti brazilian i coronavirusit nuk ishte në Mbretërinë e Bashkuar, për aq sa ishin të vetëdijshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat