Më herët raportuam se një anije mallrash ruse ishte përfshirë nga flakët në Gjirin e Finlandës, pas një sulmi të dyshuar me dronë, përcjell Bota sot.
Roja Kufitare e Finlandës, e cila po udhëheq operacionin për trajtimin e incidentit, ka identifikuar anijen e goditur si Sparta II, një mjet lundrues rus ndaj të cilit SHBA-ja ka vendosur sanksione.
Sipas autoriteteve finlandeze, Sparta II dihet se ka lidhje me Forcat e Armatosura ruse, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në bord të ketë pasur materiale ushtarake.
Ekuipazhi i anijes po evakuohet, ka bërë të ditur Roja Kufitare.
Ndërkohë, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Finlandës ka deklaruar se sulmi ndaj anijes dyshohet se është kryer nga Ukraina.