Mbi 96 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Bota

Mbi 96 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Më: 19 janar 2021 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 96 milionë.

Gjithsej 96.010.036 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 24.626.376 raste deri më tani, transmeton Anadolu Agency.

Pas SHBA-së radhiten India me 10.582.647 raste, Brazili me 8.512.238, Rusia 3.591.066, Britania 3.433.494, Franca 2.914.725, Turqia 2.392.963, Italia 2.390.10, Spanja 2.336.451, Gjermania 2.059.314, Kolumbia 1.923.132, Argjentina 1.807.428, Meksika 1.649.502, Polonia 1.438.914, Afrika e Jugut 1.346.936, Irani 1.336.217, Ukraina 1.163.716 dhe Peruja me 1.068.802 raste.

Në gjithë botën, mbi 2 milionë njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa rreth 68,5 milionë janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat