Të paktën gjashtë të vdekur pas sulmit të Al-Shaabab në Somali

Bota

Të paktën gjashtë të vdekur pas sulmit të Al-Shaabab në Somali

Më: 31 janar 2021 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Grupi islamik Al-Shaabab ka realizuar një sulm në një hotel duke shpërthyer një veturë bombë në Mogadishu.

Hotel “Afrik” u rrethua sot nga forcat e sigurimit të Somalisë dhe hyrja në atë vend është e ndaluar, raporton cnn.

“Një sulm para një hoteli pranë një kryqëzimi trafiku në qendër të Mogadishut. Një veturë bombë goditi hyrjen e hotelit, pas së cilës sulmuesit e armatosur hynë në ndërtesë. Pati gjithashtu një shkëmbim zjarri”, tha një zyrtar politik i paemëruar.

Dëshmitarët okularë deklaruan se pas shpërthimit të veturës bombë, disa sulmues hynë në hotel.

Ndryshe, në një deklaratë të shkurtër të grupit, ata morën përgjegjësinë për sulmin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat