Fauci: Nuk duhet të bëjmë politikë me pandeminë

Bota

Fauci: Nuk duhet të bëjmë politikë me pandeminë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:57
Anthony Fauci

Shtetet e Bashkuara duhet të lënë mënjanë politikën dhe “të gjithë duhet të kenë të njëjtin drejtim” sa i përket pandemisë, thotë Fauci.

Shëndeti publik nuk njeh ideologji politike, tha Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, në takimin e Shoqatës Ndërkombëtare të AIDS-it.

“Kur jeni në një krizë të shëndetit publik, duhet të tërhiqeni së bashku, të gjithë duhet vozitur në të njëjtin drejtim”, tha ai. “Përndryshe ju nuk do të ndaloni atë që është tani, siç e dimë të gjithë, kjo pandemi historike shkatërruese me të cilën kemi të bëjmë”, shtoi mjeku, raporton cnn.

“Shoqëria përçarëse” në SHBA, tha Fauci, ka provuar se “duhet ndarë masat e shëndetit publik nga ideologjia politike”.

“Ju nuk mund të keni argumente kur mbajtja e maskës ose mos mbajtja e maskës bëhet një deklaratë politike”, tha doktori amerikan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat