Australi/ 10-vjeçarja përjeton makth në gjumë, gjarpri helmues e kafshon në këmbë

Bota

Australi/ 10-vjeçarja përjeton makth në gjumë, gjarpri helmues e kafshon në këmbë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

 Një vajzë 10-vjeçare nga Alice Springs ka përfunduar në spital pasi u kafshua nga një gjarpër helmues teksa po flinte në krevatin e saj.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës dhe tani vajza ndodhet në spital dhe po mbahet në kujdes intensiv. Ajo u kafshua në të dyja këmbët e saj nga gjarpri një metra i gjatë, por aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Rex Neindorf, eksperti i gjarpërinjve që largoi nga shtëpia zvarranikun tha se vajza e vogël ishte me fat që po rikuperohej kaq shpejt.

“Ajo po flinte në në krevat dhe gjarpri hyri brenda. Kur shtriu këmbët, vajza e ndjeu dhe fatkeqësisht mori kafshimin e parë. Kur ajo po lëvizte për të larguar gjarprin, teksa ishte e përgjumur, gjarpri i dha kafshimin e dytë. Ajo është shumë me fat. Familja bëri veprimin e duhur. Ajo ishte një vajzë shumë e guximshme. Kur mbërrita unë, nuk ishte duke qarë”, tha Neindorf për Daily Australia.

Eksperti i gjarpërinjve tha se veprimi i mirë që duhet bërë në rast kafshimi është ruajtja e qetësisë. Gjarpërinjtë “king brown” njihen ndryshe si “mulga” dhe mund të injektojnë një masë të lartë të helmit vetëm me një kafshim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat