Shteti që ka hequr të gjitha kufizimet, jeta i është kthyer normalitetit

Bota

Shteti që ka hequr të gjitha kufizimet, jeta i është kthyer normalitetit

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Lokalet kanë hapur dyer për banorët e Ishullit të Manit, pasi të gjitha kufizimet e pandemisë u hoqën brenda një minute.

Njerëzit pushtuan menjëherë lokalet në orët e hershme të mëngjesit, për të festuar pasi ishulli hoqi kufizimet dhe lejoi shoqërinë të hapet krejtësisht.

Me kthimin e lokaleve të natës dhe kafeneve, maskat dhe distanca sociale janë hequr gjithashtu në ishull – i cili ka rreth 85,000 banorë. Shkollat dhe bizneset do të jenë të hapura dhe banorëve nuk iu kërkohet më të qëndrojnë brenda në shtëpi ose të mbajnë maska.

Ndryshe nga pjesa e tjetër e botës, që pavarësisht vaksinave ende po vuan me pandeminë, Ishulli i Manit ka regjistruar vetëm 15 raste aktive deri më 31 janar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat