Pasi që spitali ishte i mbushur me pacientë të prekur me COVID-19, gruaja nga Meksika sjellë në jetë djalin në mes të rrugës

Bota

Pasi që spitali ishte i mbushur me pacientë të prekur me COVID-19, gruaja nga Meksika sjellë në jetë djalin në mes të rrugës

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 00:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 28-vjeçare nga Meksika është detyruar ta sjellë në jetë foshnjën e saj në hyrje të spitalit në pjesën jugore të Meksikës, pasi që spitali në të cilin ishte nisur ajo ishte plotë me pacientë të prekur me COVID-19.

Ajo kishte pritur 10 minuta para spitalit, pas tentimeve të dështuara të partnerit të saj për ta bindur personelin që ta pranojnë.

Personeli mjekësor i kishin thënë familjes së saj që të pret para spitalit që ishte i mbushur me pacientë të prekur me COVID-19, kurse në video shihet se si mjekët dhe infermieret e rrethojnë gruan që sjell në jetë djalin.

Në video shihet se si në një moment shihet se si e mbështjellin foshnjën me batanije dhe e fusin me shpejtësi në spital.

E ëma dhe fëmija i saj i pestë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat