17-vjeçari gjen kuletën plot me para në rrugë por ia dorëzon pronarit

Bota

17-vjeçari gjen kuletën plot me para në rrugë por ia dorëzon pronarit

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Rast i rrallë dhe i adhurueshëm. Një djalosh nga Siena gjeti një qese plot me para dhe thirri policinë për t’ia kthyer pronarit.

Ky ishte gjesti fisnik i një 17-vjeçari nga Siena, që u raportua nga mediat italiane.

Alberto, ky është emri i të riut, i cili gjeti në rrugë portofolin plot me para.

Nga një vështrim i shpejtë i portofolit ai kuptoi se brenda tij, përveç dokumenteve të ndryshme, kishte një shumë të konsiderueshme parash dhe çeqesh.

Pa u menduar gjatë, ai thirri policinë dhe dorëzoi portofolin. Policia verifikoi që, kishte 900 euro brenda, dy çeqe, 2200 dhe një mijë euro, si dhe të dokumente të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat