Arrestohen 5 reporterë gjatë protestave në Birmani, SHBA-BE-MB apel për të ndalur dhunën

Bota

Arrestohen 5 reporterë gjatë protestave në Birmani, SHBA-BE-MB apel për të ndalur dhunën

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Pesë gazetarë u arrestuan gjatë një proteste në Birmani kundër puçit ushtarak, pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve. Sipas mediave lokale, protesta u zhvillua në qytetin e Mytkyina. Lajmi për arrestimin e pesë gazetarëve u publikua nga faqja 74 Media në Facebook.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Birmani paralajmëron për lëvizje të trupave dhe ndërprerjet në komunikime.

“Ka indikacione të lëvizjeve ushtarake në Yangon dhe mundësinë e ndërprerjeve të telekomunikacionit gjatë natës midis orës 01:00 të mëngjesit dhe 9:00 të mëngjesit. Qytetarët e SHBA-së në Birmani këshillohen të qëndrojnë në banesë gjatë ndalimit të orarit i cili shkon nga ora 8 deri në 4 të mëngjesit”, thuhet në profilin e ambasadës në Twitter .

Shtete e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë bërë thirrje forcave të sigurisë që të përmbahen nga dhuna kundër demonstruesve, të cilët protestojnë kundër përmbysjes së qeverisë së tyre legjitime.

Ambasadorët në Birmani të SHBA-së, Kanadasë, Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar e u bëjnë thirrje forcave të sigurimit në Burma që të mos përdorin dhunë ndaj demonstruesve që kanë protestuar kundër grushtit të shtetit për nëntë ditë, shkruan A2.

“Ne dënojmë pa mëdyshje arrestimet e liderëve politikë, aktivistëve dhe civilëve, si dhe kërcënimet ndaj gazetarëve”, shtojnë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat