Ishte vaksinuar para publikut të gjerë, Ministrja e Jashtme e Perusë jep dorëheqje

Bota

Ishte vaksinuar para publikut të gjerë, Ministrja e Jashtme e Perusë jep dorëheqje

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:57
Elizabeth Astete

Ministrja e Jashtme e Perusë, Elizabeth Astete, ka dhënë dorëheqje, zyrtarja e dytë e lartë që tërhiqet mes një skandali në rritje të politikanëve që po vaksinohen kundër COVID-19, shumë më herët se sa publiku i gjerë.

Sipas Al Jazeera,  Astete shkroi në Twitter të dielën se ishte vaksinuar muajin e kaluar, duke e quajtur veprimin si një “gabim të rëndë” dhe shtoi se nuk do të merrte një dozë të dytë.

Ministrja e Shëndetësisë, Pilar Mazzeti gjithashtu dha dorëheqje javën e kaluar, pas një raportimi në gazetë se ish-presidenti Martin Vizcarra kishte marrë një dozë të vaksinës në muajin tetor.

Prokurori i Përgjithshëm, Zoraida Avalos, kishte hapur një “hetim paraprak”, kundër Vizcarras dhe ndaj të tjerëve që ishin përgjegjës për vaksinimin e hershëm të zyrtarëve të lartë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat