​Borrell dhe Varhelyi: BE mbështet Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID-19

Bota

​Borrell dhe Varhelyi: BE mbështet Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID-19

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 19:41
Borrell

Bashkimi Evropian është i përkushtuar për të vazhduar mbështetjen intensive për Ballkanin Perëndimor në përgjigje të COVID-19, deklaruan sot përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell dhe komisionari Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së Mirë Oliver Varhelyi.

"Të jeni të sigurt se Komisioni Evropian është i përkushtuar të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fortë në trajtimin e kësaj krize. Vaksinimi i shpejtë në Ballkanin Perëndimor do të jetë thelbësor për t'i dhënë fund pandemisë dhe për të filluar një rimëkëmbje socio-ekonomike," shkruajnë thuhet në letrën e tyre drejtuar ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi, letra, e cila u dërgua gjithashtu në emër të presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Layen, erdhi si përgjigje ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Malit të Zi drejtuar zyrtarëve të lartë të BE-së, duke theksuar rëndësinë e punës së përbashkët për luftimin e pandemisë.

"Në letër thuhet se BE ka një përgjegjësi të veçantë për të ndihmuar partnerët nga Ballkani Perëndimor dhe se krijimi i një mekanizmi të BE do të siguronte qasje të përbashkët në një pjesë të 2.3 miliardë dozave të vaksinave të siguruara nga BE, brenda Ekipit Evropa, nga e cila mund të përfitojnë punonjësit shëndetësorë", raporton Vijesti në Podgoricë.

Siç thuhet, plani ekonomik dhe i investimeve i nisur për Ballkanin Perëndimor përfshin një paketë të konsiderueshme investimesh me vlerë deri në 9 miliardë euro, e cila synon të nisë investime me vlerë deri në 20 miliardë euro për të mbështetur një ekonomi moderne dhe të gjelbër, si dhe rimëkëmbjen sociale të përshtatur për qytetarët.

"Kur bëhet fjalë për Malin e Zi, BE-ja tashmë ka siguruar pajisje mjekësore me vlerë 3 milion euro, 9.5 milionë euro për investime në shëndetësi, 40.5 milionë euro për të përmbushur nevojat socio-ekonomike afatshkurtra dhe afatmesme dhe 60 milionë euro kredi nga programi. ndihmë financiare makroekonomike", thuhet në letër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat