​Rumani: Numri i të vaksinuarve tejkalon numrin e të infektuarve nga COVID-19

Bota

​Rumani: Numri i të vaksinuarve tejkalon numrin e të infektuarve nga COVID-19

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Presidenti i Komitetit Kombëtar rumun për Koordinimin e Vaksinimit kundërCOVID (CNCAV), Valeriu Georgita, njoftoi se Rumania ka arritur një pikë kthese, pasi numri i vaksinuarve ka tejkaluar atë të njerëzve të infektuar.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Rumaninë.

Sot në orën 13:00, numri i të vaksinuarve tejkaloi numrin e rasteve të konfirmuara të SARS-CoV-2 “, shkruan Georgita në faqen në Facebook të Platformës Kombëtare të Informacionit për Vaksinimin kundër COVID-19, raporton Agerpres.

“Ritmi aktual i vaksinimit konfirmon arritjen e qëllimit të dëshiruar të imunizimit të popullatës në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat