Ekonomia gjermane tkurret me rreth 1.5 për qind që nga fillimi i vitit

Bota

Ekonomia gjermane tkurret me rreth 1.5 për qind që nga fillimi i vitit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Nga fillimi i vitit, ekonomia e Gjermanisë mund të tkurret me rreth 1.5 për qind.

Kështu thotë Instituti DIW, duke shtuar se masat e bllokimit për të kufizuar përhapjen e COVID-19 po dëmtojnë ekonominë më të madhe të Evropës.

DIW tha se rritja e rasteve të reja të virusit po kufizojnë rritjen ekonomike, por ndikimi i pandemisë është më pak i fortë se pranverën e kaluar kur objektet e prodhimit u ndalën.

“Mbi të gjitha, industria ka ardhur gjatë dimrit fuqimisht deri më tani”, tha Claus Michelsen, analist në DIW.

Eksportet e forta dhe aktiviteti i fortë i ndërtimit ndihmuan ekonominë gjermane të rritet më shumë se sa pritej, me 0.3 për qind në tremujorin e fundit të 2020, por masat e ashpra të bllokimit brenda dhe jashtë vendit po e bëjnë të paqartë perspektivën e ekonomisë gjermane. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat