Frizeri befason çiftin e pastrehë, u prek kur mësoi se nuk kishin mundur të martohen dhe mblidhnin shishe për të mbijetuar – mbuloi shpenzimet e ceremonisë martesore

Bota

Frizeri befason çiftin e pastrehë, u prek kur mësoi se nuk kishin mundur të martohen dhe mblidhnin shishe për të mbijetuar – mbuloi shpenzimet e ceremonisë martesore

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:50
Rosalyn Ferrer, 50-vjeçe dhe Rommel Basco, 55

Një çift i pastrehë kanë arritur transformimin e paparë, e tërë kjo u arrit nga një befasi e këndshme që ua bëri një frizer – e kjo dëshmohet më së miri nga një fotosesion.

Rosalyn Ferrer, 50-vjeçe dhe Rommel Basco, 55, nga provinca Pampanga në Filipine, jetonin prej vitesh në një tendë të improvizuar së bashku me gjashtë fëmijët e tyre.

E pas 24 viteve bashkëjetesë, ata nuk patën rastin të martohen për shkak të problemeve financiare dhe ishin shumë të fokusuar që të fitojnë “kafshatën e gojës për veten dhe fëmijët”.

Richards Strandz i cili ka në pronësi një sallon ondulomi në afërsi të vendit ku jetojnë çifti, pa dyshen derisa po mblidhnin gjësende të ndryshme nga plastika nga të cilat fitonin para për ushqim – kështu një ditë Strandz u konsultua me miqtë dhe vendosën që t’i bëjnë një befasi të këndshme çiftit.

Fillimisht u ndihmoi të rregullojnë dokumentacionet për kurorëzim, dhe më pas pagoi shpenzimet e ceremonisë martesore që u mbajt në një kishë.

E në fotosesionin e realizuar më 13 shkurt, Rosalyn shihet e veshur me fustan të bardhë të nusërisë, kurse Rommel kishte një kostum të shtrenjtë.

“Gjithmonë kam ëndërruar për një martesë të bardhë, por kjo mu ngulit në kokë që kur isha vajzë e vogël. Me kalimin e kohës më doli nga mendja. Kurrë nuk kishim para të mjaftueshme kështu u koncentruam të punojnë sa për të fituar për ushqim. Por, tani po ndihem e bekuar që kjo ndodhi. Jam shumë falënderuese”, ka thënë Rosalyn.

Në anën tjetër, Richard tha se kishte parë çiftin duke mbledhur shishe të plastikës në afërsi të lokalit të tij. E kishte kuptuar se ata bëjnë të pamundurën që të fitojnë para të mjaftueshme sa për ta fituara kafshatën e gojës.

“E kuptova që ata janë së bashku për më shumë se dy dekada dhe për shkak të problemeve financiare nuk kanë mundur të organizojnë dasmën e tyre. Jam prekur shumë nga tregimi i dashurisë së tyre të vërtetë – kështu kontaktova miqtë që më ndihmuan t’ua organizojmë dasmën. Dashuria e vërtetë është diçka që duhet festuar. Është shumë e veçantë, pavarësisht nëse jeni të pasur apo të varfër”, ka shtuar Richard. 

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat