COVID dhe mësimi online, si do të vazhdojë procesi mësimor në universitete pas pandemisë?

Bota

COVID dhe mësimi online, si do të vazhdojë procesi mësimor në universitete pas pandemisë?

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Shqyrtimi i avantazheve dhe dizavantazheve të mësimit online pas bllokadës së COVID do të jetë një nga sfidat kryesore që do të ndërmerren nga qeveritë evropiane pas pandemisë.

Sipas një studimi të Global Student Survey, të publikuar në faqen e internetit Chegg.org, përshpejtimi i mësimit online për universitetet mund të lehtësojë jetën e shumë studentëve, por edhe të krijojë probleme shëndetësore për ta.

Studentët britanikë janë mes atyre që vuajtën më shumë, të ndjekur nga ata gjermanë dhe italianë. Këta të fundit janë edhe më pesimistët për të ardhmen e tyre pasi epidemia e COVID të ketë përfunduar.

 “Arsimi universitar në kampuse është një eksperiencë e mrekullueshme. Unë isha në universitet dhe ia kalova shumë mirë. Por përse duhet ta bësh këtë çdo vit të studimeve? Përse, për një mori arsyesh, duhet të jetosh në kampus? Ndaj mendoj, përse të mos i kemi të dyja opsionet? Përse të mos kem mundësi të jetoj në kampus nëse mund ta përballoj atë? Apo të kem një eksperiencë online, ose të dyja? Mendoj se një nga gjërat pozitive të teknologjisë është se u ofron njerëzve zgjedhje të ndryshme”, u shpreh Marc Boxser, zëvendës president i “Chegg”.

Studentët gjermanë janë të fundit që dëshirojnë të vijojnë me studimet online pasi COVID të ketë marrë fund. Ndërsa italianët duket se janë më entuziastët për mësimin smart. Sidoqoftë, shumë qeveri nuk janë gati për një tranzicion drejt universitetit dixhital.

 “Për fat të keq shumë institucione nuk janë përshtatur me shpejtësi ndaj realitetit të mësimit online. Shumë prej tyre kanë zhvilluar programe të mira, por shumë të tjerë mendoj se kanë zgjedhur anën tjetër për t’i bërë gjërat. Ajo çfarë pandemia ka bërë është se ka përshpejtuar atë që me siguri do të kërkonte 10 apo 20 vjet për t’u arritur. Dhe mendoj se pas pandemisë, bota e mësimit online dhe arsimimi i lartë do të jenë shumë ndryshe”, theksoi Marc Boxser.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat