Karabinierët zbulojnë 2.3 kg drogë

Bota

Karabinierët zbulojnë 2.3 kg drogë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Vazhdojnë hetimet në Breshia për dy vëllezërit shqiptarë që javën e kaluar u arrestuan nga karabinierët me disa kilogramë kokainë dhe 73 mijë euro.

Hetimet e kryera kanë bërë zbulime të reja të rëndësishme.

Pas sekuestrimit të parë, karabinierët kanë zbuluar në Lazise një veturë të dyshimtë.

Nga kontrolli i kryer, u gjetën 2.3 kile të tjera drogë, të fshehura në një hapësirë midis dyshemesë së dyfishtë të makinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat