Arabia vendos rregulla të reja, vetëm personat e vaksinuar do e kryejnë Haxhin këtë vit

Bota

Arabia vendos rregulla të reja, vetëm personat e vaksinuar do e kryejnë Haxhin këtë vit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Arabinë Saudite, ka njoftuar se besimtarët myslimanë që këtë vit duan të kryejnë Haxhin, duhet të kenë një certifikatë që janë vaksinuar ndaj COVID-19.

Qeveria në Arabi thekson se vaksinimin kundër koronavirusit, do të konsiderohet si kushti kryesorë i pjesëmarrjes në Mekë. Këto masa janë marrë në vazhdën e luftës ndaj pandemisë së COVID-19 që ka kapluar botën.

Ndërkohë nga krahu tjetër, është e paqartë nëse autoritetet në Arabinë Saudite do të lejojnë vetëm besimtarët myslimanë vendas për ta kryer këtë vit Haxhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat