Papa Françesku pas vizitës historike në Irak: Takimi me udhëheqësin islamik ishte një balsam për shpirtin tim

Bota

Papa Françesku pas vizitës historike në Irak: Takimi me udhëheqësin islamik ishte një balsam për shpirtin tim

Më: 8 mars 2021 Në ora: 20:05
Papa Françesku

Papa Françesku është kthyer në Vatikan pas një udhëtimi tre ditor në Irak.

Ai u tha gazetarëve se takimi me ajatollahun e madh shiit, Ali Sistani ishte një “balsam për shpirtin”.

Papa, një ithtar i madh i bisedës së drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Islamit, e përshkroi takimin me Sistanin si “një bisedë private me një njeri të përulur dhe të mençur pranë të cilit ndihej i nderuar”.

“Ai nuk ngrihet kurrë për të përshëndetur një vizitor, por ai ngrihet dy herë për të më përshëndetur mua”, u tha Papa gazetarëve në aeroplan gjatë kthimit për në Romë, raporton nytimes.

“Unë besoj se ky është një mesazh universal”, shtoi Papa, i cili dy vjet më parë nënshkroi një dokument mbi vëllazërinë e njerëzve me hoxhën e madh suni të Universitetit Al-Azhar të Egjiptit, i cili u bisedua fshehurazi për gjashtë muaj.

Ai nuk e përsëriti këtë me Ajatollah Sistanin e madh, udhëheqësi më i lartë i Shiitëve, dega e dytë e Islamit që është shumicë në Irak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat