Brenda fshatit të të vdekurve – Pse banorët e këtij fshati zhvarrosin familjarët e vdekur dhe i veshin bukur?

Bota

Brenda fshatit të të vdekurve – Pse banorët e këtij fshati zhvarrosin familjarët e vdekur dhe i veshin bukur?

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:59
Foto nga vendi i ngjarjes

PARALAJMËRIM PAMJE GRAFIKE: fshatarët e bëjnë këtë si pjesë të një rituali të njohur si Rambui Solo.

Këto fotografi mjaftë drithëruese janë nga ritualet e një fshati, të njohur si fshati i të vdekurve, ku banorët zhvarrosin familjarët e vdekur, për të pastruar ata dhe për t’i veshur në rroba të bukura.

Trupat e të vdekurve rrinë në shtëpitë e familjes për dekada të tëra deri sa familja hedhë një festë të madhe në nderin e tyre.

Image

Të dashurit e tyre të ndjerë vishen në rroba të reja dhe iu jepen cigare për të ndezur.

Fshatarët i trajtojnë kufomat si të “sëmurë” deri sa ata gjejnë paqe pas riteve funerale të njohura si Rambu Solo.

Ky zakon i çuditshëm vjen nga një zonë në jug të Indonezisë e quajtur Sulawesi.

Image

Ky ritual ka për qëllim që të dërgoj shpirtin e të ndjerëve në botën tjetër, sepse ata besojnë se ata janë thjeshtë në vdekje klinike për vite të tëra deri sa të kalojnë në botën tjetër përmes Rambu Solo.

Ata trajtohen si çdo familjar tjetër deri atëherë, duke i larë, veshur, dhe madje duke i futur në shtrat natën.

Ata ushqehen dhe përfshihen në biseda familjare. Meqenëse ritualet funerale janë shumë të shtrenjta, duke përshirë sakrificën e një lope. Mund të duhen vite të tëra për një familje të kursej para për të bërë ritualin.

Image

Duke marrë parasysh se kjo zonë është mjaftë e varfër, mbledhja e parave të mjaftueshme mund të kërkoj vite të tëra.

Pavarësisht modernizimit të botës, ky fis, i njohur si Torajanë kanë menaxhuar të mbajnë gjallë këtë traditë për më shumë se 9 shekuj.

Për ta, mbajta e të vdekurve në shtëpi deri sa të bëhet rituali, është respekti dhe nderimi më i madh që mund të iu bëjnë. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat