Vizatimet e 5-vjeçares, zbuluan të vërtetat që tronditën botën

Bota

Vizatimet e 5-vjeçares, zbuluan të vërtetat që tronditën botën

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:25
Vizatimet e 5-vjeçares

Vizatimet e një vajze të vogël 5-vjeçe kanë nxjerrë në dritë një të vërtetë drithëruese për prindërit.

Ata panë të shqetësuar piktura te pazakonta të vogëlushes së tyre dhe ia çuan ato për analizë një psikologu. Ai i mori në studim dhe në përfundim nxori se me vogëlushen kishte abuzuar seksualisht një prift.

Abuzuesi është Joao de Silva, 54 vjeç. Mediat shkruajnë se ai e ka pranuar akuzën, pasi babai i zemëruar i vajzës ishte ballafaquar me të.

Image

 

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Montes Claros në Brazil.

Prindërit e vajzës gjetën skicat pasi vajza e tyre refuzonte që të shkonte në shkollë.

Ajo ishte aq e shqetësuar sa që ata u detyruan ta dërgonin vajzën te një psikolog fëmijësh.

Fshehur në mesin e librave të saj kanë gjetur vizatime zemër-thyese nga vajza e tyre, të cilat shfaqnin abuzimin seksual.

Ngjarja bëri xhiron e botës brenda shumë pak ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat