Edhe pse po i hedh vaksinat në mbeturina, Izraeli porosit 36 milionë doza të tjera

Bota

Edhe pse po i hedh vaksinat në mbeturina, Izraeli porosit 36 milionë doza të tjera

Më: 4 prill 2021 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Autoritetet në Izrael nuk kanë vendosur ende mbi propozimin për të shpenzuar rreth 1.05 miliardë dollarë në 36 milionë doza të tjera të vaksinave të coronavirusit. Kjo është shumë më tepër sesa i duhet vërtet këtij vendi, i cili po udhëheq për sa i përket vaksinimit dhe në të cilin jeta po kthehet në normalitet.

Në atë mënyrë, Izraeli do të kishte më shumë se 60 milionë vaksina, që është pothuajse shtatë herë më e madhe se popullsia e vendit dhe që është e mjaftueshme për të vaksinuar 30 milionë njerëz.

Por ndërsa qeveria po diskuton nëse Izraelit në të vërtetë i duhen 36 milionë doza shtesë, rezulton se ka mjaft probleme me 27 milionë doza që ka blerë tashmë. Deri më tani, Izraeli ka përdorur vetëm 10 milionë vaksina dhe 17 milionë nuk janë përdorur, raporton haaretz.

Kontabilisti i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Yali Rothenberg i dërgoi këtë javë një letër Drejtorit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Chezi Levy. Kjo pasoi pasi doli që Ministria e Shëndetësisë, në kundërshtim me kontratat për prokurimin e vaksinave, veproi në mënyrë të fshehtë, pa informuar Ministrinë e Financave.

Në letër, Rothenberg citon tre probleme specifike në sjelljen e Ministrisë së Shëndetësisë. E para ka të bëjë me vendimin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu për të dërguar vaksinat e koronavirusit Moderna në vendet miqësore si Republika Çeke, Ruanda, Hondurasi dhe Guatemala, në kundërshtim me marrëveshjen e Izraelit me Modern.

Ministria e Shëndetësisë zbatoi me rregull detyrën e Netanyahut dhe Ministria pranon që Moderna, pasi mësoi, ndaloi dërgesat e reja të vaksinave në Izrael. Më vonë, Ministria e Shëndetësisë kërkoi dhe mori leje nga Moderna për të përdorur vaksinat për palestinezët që punojnë në Izrael.

Ankesa e dytë e Rothenberg ishte se Izraeli mori më shumë doza vaksinash nga Pfizer se sa pagoi, pa ndonjë detyrim për të paguar për to. Problemi, siç e pranon vetë Ministria e Shëndetësisë, është se të gjitha marrëveshjet me Pfizer ishin lidhur gojarisht, pa informuar kryekontabilistin.

Çështja e tretë që Rothenberg vuri në dyshim ishte angazhimi i Ministrisë së Shëndetësisë për Pfizer, domethënë që Izraeli do të përdorë vetëm vaksinën Pfizer-BioNTech derisa vendi të arrijë imunitetin kolektiv. Ky është pretendimi i vetëm që Ministria e Shëndetësisë pranon vetëm pjesërisht.

Këto çështje shtojnë shqetësimet mbi synimin e Izraelit për të nënshkruar kontrata për të blerë edhe 36 milionë vaksina. Haaretz kujton se 17 milionë doza të vaksinave Moderna dhe AstraZeneca nuk u përdorën. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat