COVID-19, Republika Çeke u jep fund rregullave të ashpra të pandemisë

Bota

COVID-19, Republika Çeke u jep fund rregullave të ashpra të pandemisë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Për herë të parë pas gjashtë muajsh, qytetarët çekë u zgjuan sot me shpresën se e kanë lënë pas urgjencën shëndetësore antiCovid-19, pasi vendi u dha fund rregullave të ashpra të pandemisë.

Sidoqoftë, ndërsa kufizimet shëndetësore të vendosura si rezultat i pandemisë janë lehtësuar, ato nuk janë hequr plotësisht në një nga vendet më të goditura në botë.

Agjencia çeke e lajmeve CTK vuri në dukje se ora e ndalimit të natës nuk do të zbatohet më, por kufizime të tjera do të mbesin, duke mbajtur shumë restorante dhe biznese të mbyllura për momentin.

Njerëzve u kërkohet gjithashtu të vazhdojnë të mbajnë maskat në publik.

Gjendja e jashtëzakonshme hyri në fuqi më 5 tetor dhe më pas u rinovua disa herë.

Megjithatë, parlamenti kohët e fundit refuzoi çdo zgjatje të mëtejshme, pavarësisht nga kërkesat e qeverisë për të mbajtur kufijtë në lëvizjen individuale për shkak të frikës se sëmundja do të fillojë të përhapet përsëri dhe të mbingarkojë sistemin mjekësor të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat