Nxënësit kthehen në shkolla, Bullgaria lehtëson masat kundër Covid-19

Bota

Nxënësit kthehen në shkolla, Bullgaria lehtëson masat kundër Covid-19

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Në Bullgari janë zbutur masat e vendosura me qëllim të frenimit të përhapjes së COVID-19. Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, që deri më sot kanë pasur mësim online, kthehen në bankat shkollore.

Restorantet, që kanë shërbyer vetëm në ambient të hapur, tani do të punojnë edhe në ambient mbyllur me kapacitet prej 50 për qind.

Ngjarjet kulturore si festivalet, koncertet, kinematë dhe teatrot do të mbahen me kapacitet prej 30 për qind.

Kazinotë dhe klubet e natës, që janë mbyllur që nga fillimi i pandemisë, do të fillojnë me punë me kapacitet prej 50 për qind. Gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë regjistruar gjithsej 462 raste të reja me COVID-19. Si pasojë e infektimit me virus kanë vdekur 67 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat