Vetëtima e bën copë-copë një pishë brenda sekondit

Bota

Vetëtima e bën copë-copë një pishë brenda sekondit

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:59
Foto

Një video e publikuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit i Green Bay-it të Wisconsin-it, shfaq një pemë teksa bëhet copë-copë nga një vetëtima.

Pisha ndodhej afër shkollës së mesme “Wautoma” në në vendin me po të njëjtin emër.

Drejtorja e shkollës, Jennifer Johnson, ka thënë për televizionin WLUK që vetëtima kishte ndodhur pak para orës 08:30 teksa nxënësit e klasave të nënta dhe të dhjeta po bëheshin gati që t’i nënshtroheshin një testi.

Askush nuk ishte lënduar dhe asnjë dëm nuk i kishte ndodhur shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat