Njëzet të vdekur si pasojë e një përplasje autobus-kamion në Egjiptin jugor

Bota

Njëzet të vdekur si pasojë e një përplasje autobus-kamion në Egjiptin jugor

Më: 14 prill 2021 Në ora: 13:43
Foto

Një autobus është përmbysur ndërsa po përpiqej të kalonte një kamion në një autostradë në jug të Egjiptit, duke shkaktuar një përplasje që vrau të paktën 20 persona dhe plagosi tre të tjerë.

Sipas mediave të huaja, autobusi po udhëtonte nga Kajro kur u përmbys dhe u përplas nga kamioni në një rrugë në Assiu, 320 km (199 milje) në jug të kryeqytetit Kajro, tha Guvernatori i Assiut, Essam Saad në një deklaratë.

Të dy automjetet u përfshinë nga flakët.

Fotografitë e lëshuara nga zyra e guvernatorit treguan një autobus të djegur me ekipet e shpëtimit që kërkonin të mbijetuarit. Viktimat u dërguan në spitalet aty pranë.

Aksidentet e trafikut vrasin mijëra çdo vit në Egjipt, i cili ka një rekord të dobët të sigurisë në transport.

Përplasjet kryesisht shkaktohen nga shpejtësia, rrugët e këqija ose zbatimi i dobët i ligjeve të trafikut.

Agjencia zyrtare e statistikave e vendit thotë se rreth 10,000 aksidente rrugore ndodhën në 2019, viti më i fundit për të cilin statistikat janë në dispozicion, duke vrarë më shumë se 3,480 njerëz. Në vitin 2018, ndodhën 8,480 aksidente automobilistike, duke shkaktuar 3,080 vdekje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat