Sulm me bombë në Somali, raportohet për shumë viktima

Bota

Sulm me bombë në Somali, raportohet për shumë viktima

Më: 15 prill 2021 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Shumë persona e kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një minibusi në Somali të Afrikës.

Sipas lajmeve në mediat lokale, një eksploziv i vendosur në një rrugë në rajonin e Shabelle-s Qendrore, ka shpërthyer gjatë kalimit të një minibusi me 24 pasagjerë.

Theksohet se shumë persona e kanë humbur jetën në këtë sulm.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat