Franca u bën thirrje qytetarëve të largohen nga Pakistani, shkak protestat anti-franceze

Bota

Franca u bën thirrje qytetarëve të largohen nga Pakistani, shkak protestat anti-franceze

Më: 15 prill 2021 Në ora: 13:46
Foto

Franca u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj në Pakistan të largohen nga vendi përkohësisht mes protestave të dhunshme anti-Franceze në të gjithë vendin, raporton BBC.

Në një email të marrë nga agjencia franceze e lajmeve AFP, ambasada e vendit në Pakistan paralajmëroi për "kërcënime serioze ndaj interesave franceze në Pakistan".

Dy oficerë policie vdiqën këtë javë në përplasje të reja me protestuesit.

Protestat u ndezën muaj më parë pasi një revistë franceze ribotoi karikaturat e Profetit Muhamed.

Qeveria e Presidentit francez Emmanuel Macron ka mbrojtur të drejtën e revistës për të botuar, duke zemëruar ekstremistët në Pakistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat