Eksperti Amerikan jep alaramin: Po eskalon situata, NATO, SHBA dhe BE ti përgjigjen Rusisë sa më shpejtë

Bota

Eksperti Amerikan jep alaramin: Po eskalon situata, NATO, SHBA dhe BE ti përgjigjen Rusisë sa më shpejtë

Nga: D.RR Më: 15 prill 2021 Në ora: 19:20
Joe Biden dhe Putin

Eksperti Amerikan për politika të Jashtme, Alon Ben-Meir, në një postim në Facebook ka thënë se situata mes SHBA-ve dhe Rusisë është përshkallëzuar.

Ai bën thirrje që NATO, SHBA dhe BE t'i përgjigjen sa më shpejtë Rusisë, para se situata të eskalojë.

Ben-Meir ka treguar se çfarë ka thënë zëvendësministri i jashtëm rus, pas deklaratës së të cilit u nxe situata.

Postimi i tij:

Putin i bëri thirrje Bidenit të qëndrojë larg Krimesë, pasi tensionet vazhdojnë të rriten mes dy vendeve. Zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov iu drejtua drejtpërdrejt konfliktit, duke deklaruar se ′′ Shtetet e Bashkuara janë kundërshtarët tanë dhe bëjnë gjithçka që mundet për të penguar postin e Rusisë në skenën botërore." NATO, SHBA dhe BE duhet t ' i përgjigjen provokimit të Putinit para se të eskalon situata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat