Politikanët dhe këshilltarët që iu “prenë kokat”/ Nga kontratat korruptive anti Covid, orgjitë dhe pushimet jashtë

Bota

Politikanët dhe këshilltarët që iu “prenë kokat”/ Nga kontratat korruptive anti Covid, orgjitë dhe pushimet jashtë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:41
Rastet e politikanëve që u rrëzuan keqas dhe lanë detyrën për shkak të pandemisë, ose dolën jashtë, duke qëndruar larg skenës politike.

Kontrata të dyshimta, pushime sekrete në ishuj dhe madje një orgji në grupe bllok- shumë politikanë e kanë pësuar keq ndaj kufizimeve të koronavirusit ose kanë abuzuar me pozicionet e tyre të pushtetit dhe janë detyruar të japin dorëheqjen.

Asnjë pozicion nuk ishte shumë i shenjtë, me anëtarët e parlamentit, ministrat e shëndetësisë dhe madje edhe krerët e qeverive që u larguan. Disa dhanë dorëheqjen pas shkeljeve të profilit të lartë të rregullave, të tilla si ish-Komisioneri i BE, Phil Hogan i cili u largua nga detyra pasi ndoqi një darkë golfi që shkeli kufizimet e koronavirusit të Irlandës.

Të tjerë si ish-ministrat e Shëndetësisë në Republikën Çeke dhe Poloni - Adam Vojt?ch dhe ?ukasz Szumowski - dhanë dorëheqjen ndërsa numrat e rasteve të infektimeve në vendet e tyre dolën jashtë kontrollit.

Vetëm një pjesë e vogël dha dorëheqjen ose u pushua nga puna pas mosrespektimit të vendime e mara, siç ishte ish-kreu i Këshillit Evropian të Kërkimit, Mauro Ferrari, i cili kritikoi përgjigjen e BE-së ndaj koronavirusit, ose Ministrin e Shëndetësisë të Republikës Çeke Jan Blatný i cili refuzoi të blinte vaksinën Sputnik V.

“Politico” i ka përmbledhur rastet e politikanëve që u rrëzuan keqas dhe lanë detyrën për shkak të pandemisë, ose dolën jashtë, duke qëndruar larg skenës politike.

19 Mars 2020

Bruno Bruins, Holandë. Ministër i kujdesit mjekësor. Jep dorëheqjen në parlament, pasi u ezurua nga lodhja e menaxhimit të Pandemisë

26 Mars 2020

Victor Costache, Rumani. Ministër i Shëndetësisë. Jep dorëheqjen mes rritjes së numrave të koronavirusit.

5 Prill 2020

Catherine Calderwood, Mbretëria e Bashkuar. Kryeshefja Zyrës skoceze të Mjekësisë. Jep dorëheqjen pasi shkeli rregullat e izolimit.

7 Prill 2020

Mauro Ferrari, Itali. kreu i Këshillit Evropian të Kërkimit. Dha dorëheqjen si protestë për përgjigjen pandemike të BE.

5 maj 2020

Neil Ferguson, Mbretëria e Bashkuar. Këshilltar shkencor qeveritar. Jep dorëheqjen pas raporteve se e dashura i shkoi në shtëpi, duke shkelur orarin e kufizimeve.

26 maj 2020

Douglas Ross, Mbretëria e Bashkuar. Ministri i Zyrës së Skocisë. U shkarkua për protesta për udhëtimin e shkeljes së rregullave nga ndihmësi i Kryeministrit Dominic Cummings (i cili nuk dha dorëheqjen vetë).

18 gusht 2020

Sukasz Szumowski, Poloni. Ministër i shëndetësisë. Jep dorëheqjen pas rritjes së shifrave të infeksioneve të koronavirusit.

21 gusht 2020

Jerry Buttimer, Irlandë. Zëvendëskryetari i Senatit. Dha dorëheqjen për skandalin "Golfgate", pasi nuk zbatoi rregullat e izolimit.

21 gusht 2020

Dara Calleary, Irlandë. Ministër i bujqësisë. Dha dorëheqjen për skandalin "Golfgate", pasi i shkeli, nuk zbatoi rregullat e izolimit.

24 gusht 2020

Donie Cassidy, Irlandë. Senator, dha dorëheqjen për skandalin "Golfgate", pasi shkeli dhe nuk zbatoi rregullat e izolimit.

27 gusht 2020

Phil Hogan, komisioner i BE për Tregtinë, dha dorëheqjen për skandalin "Golfgate", pasi shkeli dhe nuk zbatoi rregullat e izolimit..

21 shtator 2020

Adam Vojtch, Republikë Çeke. Ministër i shëndetësisë. Jep dorëheqjen pas rritjeve të infeksioneve të të koronavirusit.

1 tetor 2020

Margaret Ferrier, Mbretëria e Bashkuar. Deputete e SNP, e përjashtuar nga partia për shkeljen e rregullave të koronavirusit. Më vonë u arrestua.

23 tetor 2020

Roman Prymula, Republika Çeke. Ministër i Shëndetësisë. Jep dorëheqjen pasi ka shkelur rregullat e koronavirusit.

11 nëntor 2020

Mogens Jensen, Danimarkë. Ministër i bujqësisë. U largua pasi kërkoi vrasjen e kafshëve që lidhen me COVID

29 Nëntor 2020

József Szájer, Hungari. Eurodeputet i Fidesz. U përjashtua pas skandalit të mbrëmjes së orgjisë në Bruksel duke thyer rregullat e izolimit.

6 janar 2021

Dan Eliasson, Suedi. Drejtor, Agjencia e Emergjencave Civile. Jep dorëheqjen pasi shkoi me pushime në Ishujt Kanarie.

23 janar 2021

Miguel Ángel Villarroya, Spanjë. Shefi ushtarak. I larguar pas dhënies preferenciale të vaksinave.

26 Janar 2021

Guiseppe Conte, Itali. Kryeministër. I larguar pas përplasjeve dhe debateve parlamentare mbi planet e rimëkëmbjes së koronavirusit, duke mos pasur mazhorancën për të qeverisur. Në vend të tij u caktua eksperti Mario Draghi.

8 Mars 2021

Georg Nüßlein, Gjermani. Ligjvënës i CSU-së. Jep dorëheqjen për shkak të skandalit të mitmarrjes për blerjen e maskave.

8 Mars 2021

Nikolas Löbel, Gjermani. Ligjvënës i CDU-së. Jep dorëheqjen për shkak të skandalit të mitmarrjes për blerjen e maskave

12 Mars 2021

Marek Kraj?í, Sllovaki. Ministër i Shëndetësisë. Jep dorëheqjen për blerjen e Sputnik V.

21 Mars 2021

Alfred Sauter, Gjermani. Ligjvënës i CDU-së. Jep dorëheqjen për shkak të skandalit të mitmarrjes, për korrupsion për blerjen e maskave.

28 Mars 2021

Igor Matovi, Sllovaki. Kryeministër. Jep dorëheqjen për blerjen e Sputnik V.

7 Prill 2021

Jan Blatný, Republikë Çeke. Ministër i Shëndetësisë. Shkarkohet pasi refuzoi të blinte vaksinën Sputnik V.

12 Prill 2021

Tomáš Petiek, Republika Çeke. Ministër i Jashtëm. Shkarkohet pasi refuzoi të blinte vaksinën Sputnik V.

13 Prill 2021

Rudolf Anschober, Austri. Ministër i Shëndetësisë. Jep dorëheqjen duke përmendur për shkak të problemeve shëndetësore si rezultat i mbingarkesës gjatë pandemisë.

14 Prill 2021

Vlad Voiculescu, Rumani. Ministër i Shëndetësisë. I shkarkuar nga puna pas rritjes së tensionit midis tij dhe kryeministrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat