Ndodh edhe kjo: Një 56 vjeçare lind trinjakë

Bota

Ndodh edhe kjo: Një 56 vjeçare lind trinjakë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Shtetasja nigeriane Tegbe Awusaziba në moshën 56 vjeçare ka lindur trinjakë.

Historia e lumtur ndodhi në provincën nigeriane Bayels, ku Awusaziba lindi tre fëmijë të shëndetshëm në lindjen e parë të shumëpritur.

Ajo pas lindjes tha se ndjehet mirë dhe ende nuk mund të besojë se në një moshë kaq të vonshme mbeti shtatzënë dhe lindi foshnje.

“Nuk mund të përshkruhet gëzimi kur bëheni nënë pas aq shumë vitesh pritjeje me mall. Faleminderit Zotit, tani nuk jam vetëm një nënë, por nëna e tre foshnjave”, tha Awusaziba para mediave lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat