Rastet me trombozë, CDC merr vendimin e rëndësishëm për vaksinën ‘Johnson & Johnson’

Bota

Rastet me trombozë, CDC merr vendimin e rëndësishëm për vaksinën ‘Johnson & Johnson’

Më: 24 prill 2021 Në ora: 09:10

Autoriteti kryesor i shëndetit publik amerikan, CDC, ka rekomanduar përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson, që ishte pezulluar për shkak të disa rasteve të trombozës së ndodhura.

Sipas ekspertëve amerikanë, benefitet tejkalojnë riskun e koagulimit të gjakut, që sipas tyre ndodh në raste shumë të rralla.

Me vendim me shumicë, 10 pro, 4 kundra dhe një abstenim, CDC rekomandon vaksinën të gjithë personave sipër moshës 18-vjeçare.

Ndërkohë, në SHBA viktimat ndaj COVID-19 kanë tejkaluar sot shifrën e 370 mijë personave, me më shumë se 32 milionë raste në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat