​Ministri polak: Putin dëshiron të rindërtojë Perandorinë ruse

Bota

​Ministri polak: Putin dëshiron të rindërtojë Perandorinë ruse

Më: 25 prill 2021 Në ora: 22:53
Mariusz Blaszczak

Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak beson se Rusia dëshiron të rindërtojë perandorinë.

"Padyshim, politika e presidentit Vladimir Putin ka për qëllim rindërtimin e Perandorisë ruse," tha Blaszczak në një intervistë me Radion Polake 24.

Ministri theksoi se Varshava po monitoron me kujdes se çfarë po ndodh në kufijtë e saj lindorë, duke modernizuar ushtrinë dhe duke rritur numrin e saj.

Akuzat e veprimeve agresive nga Rusia kundër Ukrainës dëgjohen rregullisht në Perëndim.

Ndër të tjera, Moska kritikohet për kryerjen e stërvitjeve ushtarake. Kremlini përgjigjet se trupat ruse po lëvizin brenda kufijve të tyre dhe se ato nuk janë kërcënim për askënd.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat