10 vjet nga vdekja e Bin Laden, Al Kaeda kërcënon me luftë në të gjitha frontet ndaj SHBA

Bota

10 vjet nga vdekja e Bin Laden, Al Kaeda kërcënon me luftë në të gjitha frontet ndaj SHBA

Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:29
Osama Bin Laden

Kanë kaluar 10 vjet që prej kohës kur Osama Bin Laden, organizatori i sulmeve të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara, u vra nga forcat speciale, Seal Team 6, në strehën e tij malore në Pakistan.

Lufta amerikane kundër terrorit po hyn në një fazë të re, me presidentin Joe Biden që përgatitet të tërheqë ushtrinë nga Afganistani në 20-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, por tani Al Qaeda, pretendon se beteja me SHBA-në nuk ka përfunduar akoma.

“Lufta kundër Shteteve të Bashkuara do të vijojë në të gjitha frontet e tjera, derisa ata të dëbohen nga pjesa e mbetur e botës islamike”. Konfirmimi erdhi nga dy anëtarë të organizatës terroriste në një intervistë ekskluzive për CNN. Në të kaluarën, Al Qaeda, u është përgjigjur shumë rrallë pyetjeve, duke zgjedhur të fshihet pas propagandës së saj.

Është e paqartë pse grupimi vendosi që të ndryshojë qasje. “Ata ndihen të anashkaluar nga administrata Biden në vendimin për të tërhequr trupat nga Afganistani, por kërkojnë dhe të heqin vëmendjen nga humbjet e shpeshta të kohëve të fundit”, thotë analisti Paul Cruickshank.

Në përgjigjen për CNN, Al Qaeda drejtoi gishtin dhe nga talebanët duke thënë se po mashtrojnë SHBA-në me akordin për paqe. Por talebanët nuk kanë komentuar këtë akuzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat