Netanyahut i skadon afati për krijimin e qeverisë së re

Bota

Netanyahut i skadon afati për krijimin e qeverisë së re

Më: 5 maj 2021 Në ora: 09:01
Netanyahu

Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk ka arritur të krijojë koalicionin e shumicës për të krijuar qeverinë e re pasi afati i fundi ka skaduar.

Ai ishte përpjekur për 28 ditë të krijonte një koalicion, por afati i tij përfundoi në mesnatën e së mërkurës.

Presidenti i vendit Reuven Rivlin tani mund të kërkojë zyrtarisht një udhëheqës tjetër politik që mund të krijojë një koalicion. Por, ekziston rreziku se vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

Kjo është një goditje për Netanyahun, udhëheqësin më jetëgjatë të Izraelit, por rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën në mars ishin parashikuar gjerësisht në vend, shkruan BBC.

Presidenti Rivlin tani mund t’i japë një anëtari tjetër të parlamentit 28 ditë që të ndërtojë një qeveri të re.

Personi tjetër që do të zgjedhet nga presidenti për formimin e koalicionit pritet të jetë Yair Lapid, partia qendrore e të cilit doli e dyta pas asaj të Netanyahut. Mirëpo, ai do të përballej me një sfidë për të kapërcyer ndryshimet e gjera ideologjike midis partive që mund të bashkohen në një koalicion.

Një periudhë e gjatë e ngërçit politik në Izrael ka qenë e komplikuar nga gjykimi i Netanyahu për korrupsion, të cilin ai e mohon. Rivalët e tij argumentojnë se ai nuk duhet të mbetet në detyrë ndërsa përballet me akuza penale.

Netanyahu ka udhëhequr qeverinë që nga viti 1996. Qeveria e tij ra në dhjetor, duke shkaktuar zgjedhjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat