Perëndimi ka nevojë për aleanca të reja kundër Kinës - përpos NATO-s

Bota

Perëndimi ka nevojë për aleanca të reja kundër Kinës - përpos NATO-s

Nga: Sherif Ramabaja Më: 9 maj 2021 Në ora: 09:50
Republika Popullore e Kinës ka një qëllim të qartë: të jetë numri një në të gjithë botën deri në vitin 2049

Askush nuk duhet të jetë i kënaqur vetëm me iluzione: Për sa kohë që Perëndimi mbetet kaq i ndarë dhe i dobët, Kina pa penguar do të vazhdojë ndjekjen e rrugës së fuqisë botërore. Të gjitha demokracitë liberale më në fund duhet të mendojnë se si të mbrohen. Një shkrim i kërkuar.

A kemi të bëjmë me një konflikt të sistemit? Apo tashmë po funksionon? Meqenëse të gjithë vazhdojnë të pëshpërisin të njëjtën informatë të brendshme, kjo në realitet po bënë të ndiehen pasoja sot. Ashtu si në një fushë magnetike, shtetet radhiten në përputhje me rrethanat. Shekulli 21 mund të bëhet gjithnjë e më shumë, një shekull nën hegjemoninë kineze, nëse ngritja gjeopolitike e Kinës vazhdon siç planifikonte Pekini dhe për pasojë Perëndimi mbetet po aq i ndarë dhe i dobët sikurse është sot.

Askush nuk duhet të ketë iluzione: se Kina nuk është vetëm një ekonomi kapitaliste e kontrolluar, në formë tregu, por edhe një diktaturë brutale e Partisë Komuniste, e cila po vepron përsëri pa pikë turpi para syve të publikut botëror, veçanërisht në Hong Kong - dhe akoma më pak e dukshme nga arena ndërkombëtare në Xinjiang, Tibet dhe gjetkë.

Tajvani jeton nën kërcënimin e vazhdueshëm të pushtimit. Përballë çdo lëvizje demokratike në perandorinë 1.4 miliardë njerëz, pushteti shtetëror ndërhyn me spiunim, persekutim, burgime dhe kampe, nëse është e nevojshme edhe me tanke beteje, të cilat rrokullisnin demonstrues të rinj në Sheshin Tiananmen.

Kjo fuqi e ringjallur botërore, tani po zgjeron vazhdimisht ndikimin e saj politik dhe ekonomik në rajonin Indo-Paqësor, deri në Afrikë dhe Evropë. Nëse shikoni në Google "Iniciativa mbi Rrugët", projekti i ri gjigant i Rrugës së Mëndafshit, do të hasni menjëherë në reklama të investitorëve që tërheqin "fitime tërheqëse". Duket sikur pasardhësi i madh i Maos, Sekretari i Përgjithshëm i zgjuar i Partisë Komuniste dhe Presidenti Xi Jinping, donte ta mundte Perëndimin me burimet e tij.

Dhe investimi ushtarak vazhdon. Transportuesi i tretë i avionëve është në ndërtim e sipër, duhet të ketë katër deri në gjashtë, aq sa kanë edhe SHBA. Në anën tjetër Kina ka gati aeroplanbartëset për Oqeann Paqësor dhe Indian.

Nga perspektiva kineze, është hegjemonia ushtarake dhe politike e Amerikës që duhet të neutralizohet - dhe të trumbetohet nga mesi i shekullit më së voni. Republika Popullore do të festojë 100-vjetorin e lindjes në 2049. Komiteti Qendror i Pekinit nuk dëshiron të lërë asgjë në dorën e fatit, por askush tjetër përveç Kinës nuk do të jetë numri një në të gjithë botën; vendimet e planifikimit për këtë tashmë janë marrë.

Në takimin e parë të Ministrave të Punëve të Jashtme në Kanada pas ardhjes së presidenti Biden si Presidentit të ri të SHBA me politikanët kinezë në Mars 2021, sekretari përgjegjës i Komitetit Qendror të CPC, Yang Jiechi, u tall me buzëqeshje para kamerave: " Qytetarët e SHBA kanë shumë pak besim në demokracinë amerikane ".

Dhe komunistët kinez nuk duan më të dëgjojnë për pretendimin amerikan, si udhëheqës në kampin e demokracive të të gjithë botës: "SHBA nuk përfaqësojnë botën, ata vetëm përfaqësojnë qeverinë e tyre." Ishte ky një dush i ftohtë për Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken dhe Këshilltarin e Sigurisë Jake Sullivan

Demokracitë liberale nën presion

Modeli liberal i demokracive aktualisht është nën presion jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Dominimet autoritare kanë më shumë miq sesa mendohej. Jo vetëm Putini dhe Lukashenko, por edhe Erdogan, Trump dhe Bolsonaro janë shembuj të tërheqjes së një tendence fatale anti-demokratike. Polarizimi i brendshëm politik po bëhet edhe më i ashpër nëpër vende të ndryshme. Disa tani e konsiderojnë Kinën si një model shembullor: ekonomikisht, dixhitalisht, por edhe përsa i përket politikës kundër pandemisë.

Pra, kush përfaqëson Perëndimin e lirë në këtë rend global të konfliktit në zhvillim? Kush bashkohet për këtë? Me çfarë zëri flasin demokratët e të gjitha vendeve? Si synohet të veprohet kundër imperializmit agresiv të Kinës, secili veç e veç? Dhe a ka ndonjë strategji për këtë?

Një aeroplanmbajtëse nga Britania e Madhe së shpejti do të demonstrojë fuqinë për lirinë e trafikut detar, në Detin e Kinës Jugore. Gjermania këtë verë do të dërgojë një fregatë po në këtë zonë dhe BE gjithashut do të vendosë sanksione. Në të njëjtën kohë paralelisht, njerëzit vazhdojnë të eksportojnë, investojnë dhe mendojnë, sikur "ndryshimi të ndodhë përmes afrimit", sikur kjo të ishte një formulë suksesi që kishte ndodhur që nga Lufta e Ftohtë me Bllokun Lindor Sovjetik në shekullin e 20-të dhe sikur të transferohej e gjith kjo, në këtë lloj të ri të konfliktit hegjemonik në shekullit XXI.

Por, a mundet që ndërvarësia ekonomike dhe universalizmi i të drejtave të njeriut të shikohen ndaras në planin afatgjatë? A nuk po paguajnë edhe demokracitë, për aparatin shtypës të diktaturës në Kinë? Dhe a nuk po paguajnë ata gjithashtu për zgjerimin gjeopolitik të ekonomisë kineze të menaxhuar, përfshirë teknologjinë e mbikëqyrjes, me çmime speciale?

"Westlessness" (bota pa perëndimin) ishte motoja e Konferencës së Sigurisë në Mynih 2020. Perëndimi po mungon. Gjatë mandatit të tij në detyrë, Presidenti i SHBA Donald Trump shkatërroi shumë pika të përbashkëta të perëndimit, nga mbrojtja e klimës, te marrëveshja bërthamore e Iranit, deri te garantimi i ndihmës së NATO-s etj.

Sot nuk është e mjaftueshme vetëm NATO

Tani do të ishte koha për një vlerësim strategjik dhe riorganizim të demokracive perëndimore. Aleanca transatlantike e NATO-s nuk mjafton për këtë. Ajo u themelua pas Luftës së Dytë Botërore në 1949 për të mbrojtur Perëndimin kundër fuqisë së dytë bërthamore të planetit tonë, Bashkimit Sovjetik të Stalinit. Kjo diktaturë tani është histori.

Rusia e Putinit sot paraqet një lloj sfide tjetër me të cilën Perëndimi mund të merret nga një pozicion i forcës negociuese dhe bashkëpunuese. Sepse nga pikëpamja ekonomike, gjeopolitike dhe kulturore, ambiciet e Moskës nuk mund të krahasohen me ato të Pekinit.

Për momentin, manovrat e përbashkëta ushtarake kino-ruse kanë gjithashtu një arsye për t'i demonstruar Kinës, se forcat e armatosura ruse nuk e meritojnë përbuzjen e shfaqur haptas nga Pekini. Qëllimi kryesor, megjithatë, është të simulojë një harmoni të bazuar vetëm në antagonizmin e përbashkët ndaj Perëndimit. Përndryshe këto dy fuqi bërthamore do të ishin gjithashtu rivalë.

Perëndimi duhet ta kundërshtojë këtë unanimisht! Kur udhëheqësit e Kinës tani po thonë haptazi se dëshirojnë t'i ndajnë Evropianët veç e veç, por mbi të gjitha dëshirojnë t'i ndajnë ata nga SHBA, kjo nënvizon nevojën për një ripërcaktim të Perëndimit. Ky ristrukturim dhe rifokusim bashkëkohor fillon me NATO-n, por kjo nuk do të mjaftojë. Edhe formatet e vendosura si G7 nuk do të jenë në gjendje t'i kundërvihen në mënyrë adekuate sulmit ndaj lirisë dhe demokracisë në të gjithë botën.

Nevojiten forma shtesë të aleancës ose dialogut që përfshijnë në mënyrë të qartë demokracitë jashtë zonës së Atlantikut, dmth. shtete të tilla si Australia, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Afrika e Jugut, Japonia ose India. Disa nga këto shtete - edhe për shkak të traumës koloniale - nuk e shohin veten si pjesë të "Perëndimit". Kjo është arsyeja pse rindërtimi i kampit mbrojtës të demokracive kërkon një qasje që nuk i përmbahet konceptit, por vlerave tona.

Image
Autorët: Hans-Peter Bartels (majtas, SPD) ishte komisioneri i mbrojtjes i Bundestagut Gjerman. Omid Nouripour është zëdhënësi i politikës së jashtme të Grupit të Gjelbër

Sepse demokracia dhe liria nuk janë çështje drejtimi, kontinenti, përkatësie etnike ose fetare: vlefshmëria universale e të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit, ndarja e pushteteve, sovraniteti popullor dhe demokracia përfaqësuese nuk janë thjesht vlera "perëndimore", por parime të fituara për një rend të ri të njerëzimit. Liria sot është e mundur kudo./ Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat