Ahmadinexhad po kandidon sërish për president të Iranit

Bota

Ahmadinexhad po kandidon sërish për president të Iranit

Më: 12 maj 2021 Në ora: 18:07
Ahmadinexhad

Televizioni shtetëror iranian raportoi se ish presidenti, Mahmoud do të jetë përsëri një ndër kandidatët në zgjedhjet për këtë pozicion.

Ahmadinexhad erdhi në qendrën e regjistrimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme i shoqëruar nga mbështetësit dhe plotësoi formularët për zgjedhjet presidenciale të qershorit.

Gjatë viteve të mëparshme, ai u përpoq të zbuste imazhin e një personi të ashpër më shumë drejt qendrës politike dhe kritikoi lëvizjet e qeverisë, raporton reuters.

Ahmadinexhad, i cili mohon Holokaustin, u ndalua më parë nga Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei të kandidonte përsëri për president në vitin 2017, por ai paraqiti një kërkesë. Këshilli i rojes më pas e skualifikoi atë.

Khamenei tani thotë se nuk do të kundërshtojë emërimin e asnjë kandidati, por këshilli zgjedhor ende mund të bllokojë kandidaturën e Ahmadinexhadit.

Fushata dhe zgjedhjet po zhvillohen në një kohë të tensioneve të rritura midis Iranit dhe Perëndimit mbi një marrëveshje për të kufizuar programin bërthamor të Iranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat