Mbi 24 milionë të prekur që nga fillimi i pandemisë, varianti indian po përhapet në të gjithë globin

Bota

Mbi 24 milionë të prekur që nga fillimi i pandemisë, varianti indian po përhapet në të gjithë globin

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Për të ditën tretë radhazi India ka regjistruar 4,000 viktima në 24 orë. Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se janë regjistruar 343, 144 raste të reja në 24 orët e fundit. Situata është përkeqësuar veçanërisht në Uttar Pradesh.

Ndërkohë numri i të infektuarve në Indi është rritur me 24 milion të prekur, ndërsa varianti indian po përhapet me shpejtësi thuajse në të gjithë globin.
Ky variant B.1.617 i Covid është identifikuar fillimisht në Indi dhe më pas është zbuluar në Kanada, SHBA, bëri me dije Jairo Mendez ekspert i sëmundjeve infektive të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Gjithashtu ai është zbuluar edhe në Britani dhe Singapor. Shqetësimi është ngritur edhe në Mbretërinë e Bashkuar , për shkak se ka një dyfishim të rasteve më këtë variant.

Ndërkohë vala e dytë e shpërthimeve është shoqëruar me një ngadalësim të vaksinimeve, edhe pse kryeministri Narendra Modi njoftoi se që nga 1 maji të gjithë të rriturit do të marrin dozën e vaksinës anti-Covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat