Rusia paraqet pretendime në Arktik - "Ky është vendi ynë"

Bota

Rusia paraqet pretendime në Arktik - "Ky është vendi ynë"

Nga: Nga gjermanishtja Sherif Ramabaja Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:01
Marinsat norvegjezë po stërviten në Innset pranë Detit të Veriut në 2010 për operacione në kushte ekstreme klimatike. Vendi i tyre bën pretendime edhe në Arktik

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë ekuilibrin e fuqive në veriun ekstrem të planetit - nafta, gazi dhe rrugët e reja detare po zgjojnë interesat e fuqive të ndryshme. Rusia tani dëshiron t'i japë fund kësaj.

Rusia ka paralajmëruar Perëndimin kundër pretendimit të pronësisë në Arktik. "Për një kohë të gjatë ka qenë krejtësisht e qartë për të gjithë se ky është territori ynë, ky është vendi ynë," tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të hënën në Moskë. Rusia është përgjegjëse për "sigurinë e bregdetit të Arktikut", theksoi ministri disa ditë para një takimi ministror të Këshillit të Arktikut, të cilit i përkasin tetë vendet në kufi me Arktikun.

Arktiku po bëhet gjithnjë e më i arritshëm për shkak të ngrohjes globale. Kjo po rrit interesat e vendeve fqinje , por edhe të Kinës, në rajon - për shkak të vendndodhjes strategjike, burimeve natyrore të Polit të Veriut dhe për shkak të rrugëve të transportit.

Përveç Rusisë, Këshilli i Arktikut përfshin SHBA, Kanadën, Norvegjinë, Danimarkën, Suedinë, Finlandën dhe Islandën. Ata do të takohen në Reykjavík të Mërkurën dhe të Enjten .

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken paralajmëroi Rusinë muajin e kaluar që të mos "përfitonte" nga ndryshimet e shkaktuara të rastit siç janë ndryshimet klimatike. Rusia ka investuar në infrastrukturën e saj ushtarake dhe në nxjerrjen e burimeve natyrore në Arktik në vitet e fundit.

Në qershor, NATO diskutoi gjithashtu praninë në rritje ruse në Arktik. Vende të tjera si SHBA dhe Norvegjia kanë gjithashtu pretendime për rezervat e mëdha të naftës dhe gazit në Polin e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat