​Zhvillohen pas 10 vitesh zgjedhjet në Siri

Bota

​Zhvillohen pas 10 vitesh zgjedhjet në Siri

Më: 26 maj 2021 Në ora: 09:51
Sirianët

Sirianët i drejtohen këtë të mërkurë kutive të votimit, për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Televizioni shtetëror tregoi radhë të gjata që formoheshin në pjesë të ndryshme të vendit ku ndodhen rreth 12 mijë qendra votimi. Rezultatet e zgjedhjeve pritet të shpallen deri të premten në mbrëmje, 48 orë pas mbylljes së votimeve.

Kjo është hera e parë që zgjedhjet presidenciale mbahen që prej fillimit të luftës, më shumë se 10 vjet më parë.

Në hyrje të qytetit të Damaskut, fotoja që të shoqëron kudo është ajo e presidentit Bashar Al Assad, dhe mesazhi, “I themi PO presidentit Assad” duke nënkuptuar kështu që fitorja për 55-vjeçarin është e padiskutueshme, shkruan A2.

Assad ka përballë 2 rivalë, por që absolutisht nuk quhen kundërshtarë të tij në këtë garë.

Bashar Al Assad është presidenti i Sirisë që prej 17 korrikut të vitit 2000 dhe me fillimin e luftës në 2011, në vend nuk u mbajtën më zgjedhje.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë konsideruar zgjedhjet si një farsë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat