Pa ndonjë arsye – burri në Los Angeles e godet me grushte një grua, ia kapi flokët dhe ia përplasi kokën drejt makinës së saj

Bota

Pa ndonjë arsye – burri në Los Angeles e godet me grushte një grua, ia kapi flokët dhe ia përplasi kokën drejt makinës së saj

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Policia po kërkon një burrë i cili u kap në pamjet nga kamerat e sigurisë duke ndaluar në një stacion karburanti dhe duke sulmuar rastësisht një grua, që po e mbushte veturën.

Sipas medieve të huaja, sulmi ndodhi më 30 maj në një pikë karburanti në zonën Gardena, tha Departamenti i Sherifit i Qarkut Los Angeles në një deklaratë.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se i dyshuari ndalon përballë një gruaje që ishte tashmë në stacionin duke mbushur makinën.

Burri, shihet duke dalë qetë nga makina e tij dhe ecë drejt gruas, dhe pa ndonjë ‘paralajmërim’ ose provokim e godet me grushte dhe e rrëzon atë në tokë.

Edhe kur gruaja ra në tokë, burri vazhdoi ta godasë atë në kokë dhe fytyrë, thotë policia.

Në një moment gjatë sulmit i dyshuari kapi flokët e viktimës, dhe ia përplasi kokën drejt makinës së saj, bazuar në deklaratën e autoriteteve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat