18 të vdekur nga një zjarr në një fabrikë në Indi

Bota

18 të vdekur nga një zjarr në një fabrikë në Indi

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 23:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

18 njerëz kanë vdekur nga një zjarr të hënën në një fabrikë që merrej me përpunimin e kimikateve në Indi. Këtë e bëri të ditur policia lokale.

Policia tha se 20 njerëz i mbijetuan flakës dhe trupat e djegur e të gjithë të vrarëve ishin gjetur, raporton Reuters.

Një hetim është urdhëruar nga zyrtarët e lartë të provicës ku ndodhi tragjedia.

Zjarri ishte në një fabrikë ku prodhuesi kimik “SVS Aqua Technologies” bën produkte duke përfshirë pastrues dore.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan një tufë të trashë tymi që dilte ndërsa ekipet e zjarrfikësve luftuan me flakën.

Kryeministri Narendra Modi ofroi ngushëllimet e tij përmes Twtterit.

Zyra e tij tha se të familjarët e të vdekurve do të merrte 200 mijë rupi Indian (dy mijë e 750 dollarë) nga një fond ndihme, dhe njerëzit që u plagosën do të merrnin 50 mijë rupi indiane.

“SVS Aqua Technologies” deri tani nuk ka komentuar mbi rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat