Vend i cili po ofron pula, lopë e pushime falas për ata që e marrin vaksinën anti-COVID

Bota

Vend i cili po ofron pula, lopë e pushime falas për ata që e marrin vaksinën anti-COVID

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Pula, lopë, pushime me pagesë  madje edhe një apartament prej 1 milion dollarësh ; këto janë disa nga dhuratat e ofruara nga Tajlanda në Hong Kong për  të gjithë qytetarët, që vaksinohen kundër Covid-19.

Ndërsa variantet më ngjitëse të virusit kanë çuar në  rritje të numrit të  rasteve, në Azinë Juglindore javët e fundit, autoritetet kanë filluar të bëjnë shorte me dhurata dhe çmime për të vaksinuarit.

Në rrethin Mai Cham të provincës veriore Chiang Mai të Tailandës, ku shumica e popullsisë janë blegtorë, autoritetet  nxorën një shorte me lopë këtë muaj, i cili rezultoi i suksesshëm.

“Është dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë “, tha Inkham Tongham, 65 vjeç, kur fitoi një lopë (320 dollarë) pasi bëri vaksinën e  Covid-19.

Fushata ndodhet  në javën e saj të dytë dhe kanë mbetur akoma 27 lopë për t’u dhuruar.

Sipas autoriteteve, fushata rezultoi në më shumë se 50% të 1,400 banorëve të zonës , shumë prej tyre të moshuar,  të regjistrohen në qendrat shëndetësore  për tu vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat