“Shtëpia e tmerrit”, policia braziliane gjen shtatë fëmijë të uritur e lakuriq të mbyllur në një pronë private

Bota

“Shtëpia e tmerrit”, policia braziliane gjen shtatë fëmijë të uritur e lakuriq të mbyllur në një pronë private

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Policët brazilianë kanë hasur në një skenë rrëqethëse, fëmijë të zhveshur dhe të etur e uritur në një pronë private në Makapi, pasi që për ta kujdesej një vajzë 13-vjeçare.

Bëhet fjalë për shatë fëmijë që për pak sa nuk kishin vdekur urie, por që për fat të mirë janë gjetur dhe shpëtuar brenda një apartamenti të mbyllur.

Fëmijët e moshës nga tri deri në shtatë vjeç, ishin lënë nëpër përkujdesin e një 13-vjeçareje, e këtë e ka konfirmuar policia që i gjeti më 4 qershor të mbyllur në një pronë në Makapi të Brazilit.

Zyrtarët kompetentë kanë bërë të ditur se ata ishin të papastër, nuk kishin ngrënë ushqim e as pirë ujë – madje ishin prekur nga gripi duke qëndruar lakuriq.

Një prej fëmijëve është autik e që të gjithë janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, ku tek disa janë vërejtur shenja anemie.

Adoleshentes që ishte më fëmijët, pa mbërritur policia i është thënë që të kujdeset për ta dhe të gënjej për vitet në rast se dikush do ta pyeste – ajo detyrohej të thoshte se i ka 17.

Sipas policisë që kishin mbërritur në shtëpi dhe kishin shpëtuar fëmijë, prona ka qenë e papastër, mungonte ujë i pijshëm, ushqimi, frigoriferi e shporeti.

Pjesëtarët e policisë dhe anëtarët e shërbimit për mbrojtjen e fëmijëve, kanë njoftuar se fqinjët i kishin ndihmuar që t’i presin shufrat e hekurta në derë të hyrjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat