​Filipine/ Kush nuk vaksinohet, shkon në burg

Bota

​Filipine/ Kush nuk vaksinohet, shkon në burg

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:39
Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte kërcënoi se do t’i burgosë njerëzit, që nuk pranojnë të vaksinohen kundër koronavirusit.

“Ju zgjidhni, vaksinohuni ose unë do t’ju burgos”, tha Duterte në një fjalim televiziv, pas raporteve për pjesëmarrje të ulët të njerëzve në qendrat e vaksinimit në kryeqytetin Manila.

Deri më tash në Filipine janë vaksinuar rreth 2.1 milionë njerëz.

Filipinet janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi në Azi, me mbi 1.3 milion raste dhe 23.000 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat