Burgoset përjetë gruaja për vrasjen e burrit pas akuzave se ai kishte abuzuar seksualisht fëmijët e saj

Bota

Burgoset përjetë gruaja për vrasjen e burrit pas akuzave se ai kishte abuzuar seksualisht fëmijët e saj

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 17:29
59 vjeçarja Corinna Smith

Një bashkëshorte është burgosur përjetë në Britani pasi hodhi lëng të zier mbi burrin e saj, kur dëgjoi akuzat se ai kishte abuzuar seksualisht me fëmijët e saj.

59 vjeçarja Corinna Smith, sulmoi për vdekje bashkëshortin 80-vjeçar Michael Baines teksa flinte, në shtëpinë e tyre në Wirral, në veri të Britanisë më 14 korrik të vitit të kaluar.

Sulmi e la burrin e saj të 38 viteve me djegie në 36 përqind të trupit. Gruaja kishte përzier ujë të valuar me sheqer dhe e hodhi mbi të.

Zoti Baines vdiq pas pesë javësh në spital, më 18 gusht.

Smith, e njohur gjithashtu si Corinna Baines, u dënua sot me burgim të përjetshëm, me një minimum prej 12 vjet prapa hekurave nga gjykata e Chester.

Një ditë para sulmit, Smith përshkruhej se kishte qenë shumë e mërzitur për zhurmat që qarkullonin, të cilat ajo besonte se ishin të vërteta.

Në gjykatë u tha se bija e Smith i tregoi se prej vitesh bashkëshortii saj abuzonte seksualisht me të dhe me djalin e saj, shkruan e perditshmja lokale Liverpool Echo.

Djali i saj Craig kishte vrarë veten në vitin 2007 pas një periudhe të trazuar, kur kreu burg për një sulm fizik. Ai i kishte thënë nënës se buri që sulmoi ishte një pedofil, që e kishte abuzuar seksualisht.

Ditën e incidentit, Smith, e cila gjithashtu kujdesej për të shopin mbushi një kovë të kopshtit me ujë të valuar dhe e përzieu me rreth 3 kg sheqer.

Teksa Baines flinte në shtrat ajo i hodhi përzierjen mbi krahë e gjoks dhe më pas doli nga shtëpia.

Gruaja kishte trokitur më pas në shtëpinë e fqinjit duke i thënë: “E kam lënduar shumë, më duket se e vrava”.

Policia erdhi në vonë në adresë dhe gjetën Baines në dhimbje prej të djegurave të rënda.

Ai kishte qëndruar më pas disa javë në njësinë e djegieve në spital derisa vdiq më 18 gusht.

Pas dhënies së dënimit për Smith, gjykatësja Amanda Yip, tha: “Ti nuk arrije të kapërdije gjithçka, por bëre lidhjen mes asaj që djali yt të kishte thënë para se të vdiste, dhe asaj që po the thoshte bija jote.”

“Ti ishte e tronditur nga mendimi i asaj që i ishte bërë fëmijëve të tu.”

Prokurori Mark Rhind, tha: “Veprimet e saj ishin të qëllimshme. Megjithse përshkruhej e trazuar nga ajo që kishte dëgjuar, provat tregojnë se ajo kishte kontroll të vetes dhe veproi për hakmarrje ndaj asaj që besonte se Michael kishte bërë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat