Numri i rasteve të reja është ngritur për 80 për qind për 4 javë

Bota

Numri i rasteve të reja është ngritur për 80 për qind për 4 javë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen se në katër javët e fundit numri i rasteve të reja është ngritur për 80 për qind. Sipas OBSH-së, për ngritjen e madhe të rasteve duhet fajësuar varianti Delta i koronavirusit.

Në një konferencë për media, OBSH-ja ka bërë thirrje për veprim që të përshpejtohet vaksinimi rreth botës para se të shfaqen variantet e reja të COVID-19. OBSH-ja ka thënë se njerëzit janë duke kërkuar për pluhurin magjik që do t’i japë fund pandemisë, por sipas Organizatës, e vetmja magji është vaksinimi.

Ani pse disa shtete të Bashkimit Evropian kanë dhuruar miliona doza të vaksinave, sipas OBSH-së, duhet edhe më shumë vaksina për vendet e varfra. Liderët e shteteve afrikane siç është Kenia, kanë akuzuar shtetet e zhvilluara se nuk kanë bërë mjaftueshëm në shpërndarjen e vaksinave. Sipas vlerësimeve, 70 për qind e shteteve afrikane nuk do të arrijnë shifrën e dhjetë për qind të të vaksinuarve për shkak të mungesës së madhe të vaksinave.

OBSH-ja ka thënë se shtetet afrikane kanë përgatitur krejt kushtet e vaksinimit, mirëpo dozat e premtuara nga shtetet e pasura ende nuk kanë arritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat