SHBA-ja i dhuron Nigerisë 4 milionë vaksina kundër COVID-19

Bota

SHBA-ja i dhuron Nigerisë 4 milionë vaksina kundër COVID-19

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Nigeria ka marrë katër milionë doza të vaksinës Moderna kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), njoftuan zyrtarët.

Faisal Shuiab, kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor të vendit (PHDA), tha se katër milionë doza të vaksinës Moderna u dhuruan nga qeveria amerikane.

“Shpërndarja në të gjitha shtetet së shpejti do të fillojë”, tha Shuaib në kryeqytetin Abuja, duke inspektuar dërgesën së bashku me zyrtarë të tjerë shëndetësorë.

Ai tha se dozat e reja mund të administrohen me vaksinën e AstraZeneca.

Nigeria regjistroi 32 raste të reja të variantit Delta, duke rritur totalin e rasteve të konfirmuara në 174.315, tha Qendra Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC).//AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat